Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Sllovenia ka filluar të përdorë trajtimin me antitrupa monoklonalë për disa pacientë të infektuar me koronavirus, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.
Sllovenia mori 1.000 doza të një ilaçi eksperimental të zhvilluar nga kompania amerikane e bioteknologjisë Regeneron, si pjesë e një marrëveshjeje me Bashkimin Evropian, shkruan agjencia sllovene e lajmeve STA.
Ilaçi aktualisht është i licencuar nga Agjencia Sllovene e Barnave dhe u jepet pacientëve me simptoma të rënda në fazat e hershme të koronavirusit.
Në fillim të korrikut, Sllovenia shprehu interes për të blerë 1.000 doza të një ilaçi antitrupash monoklonal, Sotromivab, të prodhuar nga kompania farmaceutike britanike GSK.
Sot, zyrtarët e Ministrisë së Sllovenisë biseduan me përfaqësuesit e kompanisë Pfizer për përdorimin e trajtimit të tyre me antitrupat monoklonalë në zhvillim.
/KosovaPress/