Qytetarët shfaqin shqetësim për rrezikun e pusetave të hapura në parkun e qytetit
Gjendja e parkut të madh në qytet vazhdon të mbetet shqetësuese për shumë qytetarë. Mungesës së hapësirave gjelbëruese, thatësirës dhe mbeturinave të raportuara ditë më pare, tashmë i është shtuar edhe rreziku nga pusetat e hapura përgjatë gjithë hapësirës së parkut, madje një qytetare rrëfen se ka qenë duke rënë në njërën prej tyre.
Qytetarët i cilësojnë si të rrezikshme si dhe apelojnë që të mbulohen sa më shpejt për faktin se kjo hapësirë është shumë e frekuentuar nga grupmosha të ndryshme e sidomos nga pleqtë dhe fëmijët të cilët mund të ndjehen të rrezikuar.
Në lidhje me këtë situatë, syri ka kontaktuar edhe drejtorin e shërbimeve publike, Shkumbin Kastrati, i cili është shprehur se këto puseta do të mbyllen në momentin që ndërtimet në këtë park të jenë të finalizuara.
Mbetet të shihet nëse punimet do të përfundojnë së shpejti dhe shqetësimi i qytetarëve të eliminohet.https://www.syri-vision.tv/