Futbollisti norvegjez Martin Ødegaard, është bërë edhe zyrtarisht pjesë e skuadrës së Arsenalit, por këtë herë jo në formë huazimi, pasiqë skuadra londineze e ka transferuar plotësisht kapitenin e përfaqësueses norvegjeze.
Ødegaard, i cili pjesën e dytë të sezonit të kaluar, e kishte kaluar si pjesë e skuadrës londineze, ku kishte shënuar dy gola në 14 paraqitje sa kishte realizuar për Arsenalin.
Kujtojmë që Ødegaard sezonin e kaluar kishte bartur numrin 11 në fanellë, ndërsa këtë sezonë do ta bartë fanellën me numër 8.