Janë shkarkuar nga detyra dy drejtorë në komunën e Gjakovës. Bëhet fjalë për Drejtorin për punë inspektuese, Fazli Hoxha si dhe atë të Zhvillimit Ekonomik, Ferdinand Kolaj. Arsyeja e shkarkimit sipas kryetarit të komunës, Ardian Gjini është se këta të dy kanë shpallur kandidaturat për kryetar komune.
Kryetari i Nismës Social Demokrate dhe kandidati për kryetar komune nga kjo parti Fazli Hoxha, lidhur me këtë çështje ka thirrur konferencë për media. Hoxha tha se ai e ka kryer punën e drejtorit me përpikmëri dhe vendimin e cilëson si të njëanshëm.
Hoxha shton se rritja e partisë së tij dhe ndalja e ndërtimeve pa leje gjatë kohës sa ai ka qenë drejtor në drejtorinë e inspektoratit, kanë bërë që kryetari Gjini të merr një vendim të tillë.
Gjini dhe Hoxha pritet që të masin forcat në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.