Është bërë përurimi i terenit sportiv në lagjen Çabrat në qytetin e Gjakovës. Ky projekt është investim nga drejtoria për kulturë rini dhe sport. Në përurimin e tij mori pjesë kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili tha se janë ndërtuar edhe katër fusha të streetbollit të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve për aktivitetet fizike.
Kryetari Gjini ka theksuar se do të realizohen edhe projekte të tjera infrastrukturore si në qytet ashtu edhe në fshtatra.
Një tjetër teren sportiv që u inagurua është edhe fusha në lagjen orize. Sipas drejtorisë së kulturës, rinisë dhe sportit vlera e investimit të këtyre projekteve është afër 40 mijë euro.