Ambasada Amerikane në Prishtinë, ka dhënë informacione për vaksinën antiCOVID dhe ndikimin e vaksinës në ADN-në.
Në një postim në Twitter, nga kjo Ambasadë kanë thënë se vaksinat nuk ndryshojnë ose nuk ndërveprojnë me ADN’në e qytetarëve në asnjë mënyrë.
“A do të ndryshojë një vaksinë COVID-19 ADN-në time? JO Vaksinat COVID-19 nuk ndryshojnë ose ndërveprojnë me ADN-në tuaj në asnjë mënyrë”, thuhet nga kjo ambasadë.
Nga Ambasada Amerikane po ashtu kanë publikuar disa linqe ku ofrohen informacione në lidhje me vaksinat dhe ndikimin e tyre në ADN.
“Vaksinat mRNA i mësojnë qelizat tona si të bëjnë një proteinë – apo edhe vetëm një pjesë të një proteine - që shkakton një përgjigje imune brenda trupave tanë. Përfitimi i vaksinave mRNA, si të gjitha vaksinat, është që ata të vaksinuar të marrin mbrojtje pa pasur nevojë të rrezikojnë pasojat serioze të sëmundjes me COVID-19”, thuhet në një nga raportet e publikuara.