Ramë Lahaj : ”Shipnisë nuk i ka hije me bo dasem me dajre t’çetnikëve”

Tenori i njohur shqiptar, me famë ndërkombërare, Ramë Lahaj, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj ftesës që i është bërë këngëtarit serb, Goran Bregovic, që të performojë në Festivalin e Birrës së Korçës.

Në postimin e tij Lahaj është shprehur, përmes këtyre fjalëve : “Aiv(Goran Bregovic) dhe kangët e tij që ishin himni i çetnikëve serb për të prerë fëmijët, nanat, motrat, vëllezërit e baballarët tanë nuk mund t’ jene në Shqipni për të festuar në festen e birrës.” , më tutje Lahaj ka shtuar që : ”Shipnisë nuk i ka hije me bo dasem me dajre t’ çetnikëve”.

Reagimin e plotë të Lahaj-t mund ta lexoni në fotografinë e bashkangjitur më poshtë :

Kujtojmë që për shkak të kësaj ftese që i është bërë këngëtarit serb, shumë këngëtarë nga Kosova e kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre në Festën e Birrës së Korçës.

Read Previous

Afati i aplikimit drejt fundit, vetëm 27 subjekte kanë aplikuar deri më tani

Read Next

​Pediatria në luftë me COVID-19 dhe viruset tjera që po prekin fëmijët