Ndeshjet e ditës në Premier Ligë, Rashica mund të debutojë kundër Liverpool

Ka filluar sezoni i ri (2021/22) në Premierligë me sfidën: Brentford – Arsenal.

Topçinjtë u mposhtën nga të rikthyerit në ligë me rezultat 2-0, duke e pësuar humbjen e parë të në takimin e parë, transmeton Sinjali Sport.

Sot në program janë shtatë ndeshje të elitës së futbollit anglez.

Përballja më interesante pritet të jetë ajo në mes Manchester United dhe Leedsit.

Kampioni i Evropës, Chelsea, po ashtu luan sot, ku do përballet me rivalin nga qyteti, Crystal Palace.

E si ndeshja e fundit e ditës është ajo në mes Norwich City dhe Liverpool.

Për skuadrën e kthyer në ligë, Norwich, pritet të debutojë edhe mesfushori kosovar Milot Rashica.

• Të gjitha takimet e ditës së sotme në Premier Ligë janë këto:

Manchester United – Leeds United 13:30

Burnley – Brighton 16:00

Chelsea – Crystal Palace 16:00

Everton – Southampton 16:00

Leicester City – Wolverhamtpon 16:00

Watford – Aston Villa 16:00

Norwich City – Liverpool 16:00.

Read Previous

Policia nga sot më aktive në mbikëqyrjen e masave të reja anti COVID

Read Next

Shën Tereza nderohet me pullë postare në SHBA