Lëvizja Vetëvendosje duket se tashmë ka vendosur se kush do të jetë kandidatja për kryetare të Gjakovë nga kjo parti për zgjedhjet e 17 tetorit.
Mësohet se kandidate e LVV për Gjakovën do të jetë Mimoza Kusari – Lila, e cila për një mandat ka udhëhequr me këtë komunë.
Kusari – Lila është ushtruese e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së në Kuvendin e Kosovës.
Për një kohë para se të bëhej pjesë e LVV-së, ajo ishte edhe kryetare e Partisë Alternativa.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale në vend do të mbahen me 17 tetor 2021.