Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregoviç në festën e birrës që do të organizohet në Korçë nga data 18 deri më 22 gusht, ka irrituar shumë këngëtarë shqiptarë të cilët janë shprehur kundër ardhjes së tij në vend.
Ata e konsiderojnë Goran Bregovic si një nga artistët që ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër Kosovës.
Bregovic ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë sidomos me këngën “Kalashnikov”.
Prandaj dhe reagimet që kjo festë të anulohet kanë qenë të shumta si nga Kosova, por edhe nga artistët e Shqipërisë.