Rusia nuk respekton armëpushimin, sulmon me raketa dhe dronë Ukrainën
Sa duke aq shumë afër, tani duke edhe më larg. Granit Xhaka nuk ka marrëveshje me Romën.
Mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën është i vendosur që të qëndrojë te Arsenali për së paku edhe tre vite të tjera.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Xhaka nuk është në bisedime me Romën dhe kalimi i tij në Serie A nuk do të ndodhë.
Mesfushori është afër kontratës së re me Arsenalin dhe pritet shumë shpejtë që të firmosë kontratën e re me klubin.
Siç bëhet e ditur nga Romano, Xhaka do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025 me një pagë të përmirësuar.
Paraqitja e tij me Zvicrën në Euro 2020 i impresionoi të gjithë, aq sa edhe Jose Mourinho e kishte telefonuar mesfushorin që të kalonte në Romë.
Mirëpo, Arsenali nuk dëshiron të heq dorë nga shërbimet e tij dhe tani janë afër marrëveshjes së re. /Telegrafi/