Djegia e hamulloreve e rrezikshme, dëmton tokën dhe gjallesat

Një dukuri tashmë e zakonshme tek fermerët është djegia e hamulloreve, pas përfundimit të fushatës së korrje- shirjeve. Dëmet që shkaktohen me djegien e kashtës së mbetur, janë të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë  përhapje të pakontrolluar të zjarrit. Sipas brigadës së zjarrfikësve në komunën e Gjakovës deri më tani janë rreth 15 raste të djegies së tokave bujqësore, që fatmirësisht kanë qenë të menaxhueshme.

Sipas bilogëve djegia e këtyre tokave nuk është zgjidhje.Fermerët e bëjnë një veprim të tillë për të pastruar arën por sipas biologut Sali Maliqi, ka alternativa të tjera që janë më efektive dhe më pak të rrezikshme.

Edhe nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, thonë se zjarri është armiku kryesor i tokës, andaj apelojnë tek fermerët për kujdes, pasi që dëmi që i shkaktohet tokës është i pariparueshëm.

Ditë më parë edhe nga Ministria e Bujqësisë kanë bërë thirje që të mos digjen hamulloret sepse sipas këtij dikasteri fermerët pos që shkaktojnë ndotje të ambientit, njëherit shkatërrojnë mikroflorën dhe mikrofaunën e tokës.

Read Previous

Eksperti kroat: Disa pasagjerë vdiqën sepse s’ishin të lidhur, familjet e tyre s’do të marrin dëmshpërblim

Read Next

Policia e Kosovës me apel për qytetarët: Mos ndizni zjarre