Ardian Gjini dhe Fazli Hoxha kanë shpallur zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet lokale të këtij viti, përderisa kandidatët tjerë janë përfolur si kandidat të mundshëm për kryetar të Gjakovës.
Sipas sondazhit “Kush do të qeverisë me komunën e Gjakovës” të publikuar në faqen zyrtare të televizionit Syri në rrejtin social facebook, për 72 orë kanë komentuar mbi 800 qytetarë të cilët kanë shprehur mendimet e tyre se cilët nga kandidatët e partive politike në këtë komunë do të duhet të jenë kryetar.
Sipas statistikave të këtij sondazhi 258 komente janë për Ardian Gjini nga AAK, 219 për Mimoza Kusari Lila nga Alternativa, 29 janë për Shefqet Shehu nga LDK, 25 janë për Hajdar Beqa nga PDK, dhe 7 komente Fazli Hoxha nga Nisma Socialdemokrate si dhe pjesa tjetër e komenteve kanë qenë ende të papërcaktuar.
Përndryshe ne do të iu mbajmë të informuar edhe ditëve në vijim me sondazhe tjera.