Letërnjoftimeve të skaduara u vazhdohet afati i përdorimit edhe për gjashtë muaj

Ministria e punëve të brendshme ditë më parë mori vendim që të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, pavarësisht afatit të skadimit të letërnjoftimit. Letërnjoftimi i tyre konsiderohet i vlefshëm edhe për gjashtë muaj. Edhe pse arsyet e këtij vendimi nuk dihen qytetarët mund të marrin shërbime në institucione publike dhe private. Drejtori për punë të përgjithshme administrative, Nikollë Lleshi tha se janë duke e respektuar vendimin nga kjo ministri.

Tani kur jemi në stinën e verës dihet se në komunën tonë ka një numër të konsiderueshëm të mërgimtarëve të cilët kanë ardhur për të kaluar pushimet në vendlindjen e tyre. Lleshi thotë se kjo ka bërë që edhe fluksi i qytetarëve në sportelet e administratës së komunës së Gjakovës të rritet. Sipas statistikave të administratës së përgjithshme thuhet se në 12 zyre të vendit që ka gjithsej komuna e Gjakovës vetëm ditën e premte të javës së kaluar janë ofruar 683 certfikata. Deri më tani nuk është paraqitur asnjë problem thonë zyrtarët komunal.

Read Previous

MPJD flet për gjendjen e të lënduarve në Kroaci: 26 pacientë janë në proces lirimi, 15 të tjerë do të vazhdojnë trajtimin spitalor

Read Next

Flet babai i 37 vjeçares që vdiq në Kroaci: Fëmijët pyesin ku është mami