Një grua nga Anglia është në gjendje shumë të keqe, sepse nuk po mund ta pranojë faktin se nuk do të mund të hajë më, pasi bllokimi si pasojë e COVID-19 i ka shkaktuar dëme të pakthyeshme.
Tiffany Walker është një nga dhjetëra mijëra personat që kanë mbetur të paaftë, pasi gjatë bllokimit nuk kanë mund t’i ndjekin terapitë e rregullta dhe si rezultat për shkak të përkeqësimit të gjendjes, asaj së shpejti do t’i duhet të ushqehet vetëm me infuzion.
47-vjeçarja ka një sëmundje e cila i bën muskujt e saj të ngurtë që do të thotë se është e vështirë për të që të gëlltis diçka, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.
Por, kur Anglia u mbyll, ajo humbi mundësinë që të vazhdonte ushtrimet dhe kështu gjendja e saj u përkeqësua.
Tiffany thotë se situata e krijuaj nga pandemia, e vështirësoj jashtë mase gjendjen e saj shëndetësore.
“Për dikë mund të ketë pasur edhe anë pozitive, por mua më ka çuar drejt errësirës”
Tiffany e dinte se problemi me të cilin ajo përballej mund t’ia vështirësonte lëvizjen, por nuk i ndalte asnjëherë ushtrimet dhe përpjekjet që të mos i lejonte muskujt të bëheshin të palëvizshëm.
Gjashtë javët e para të fillimit të pandemisë, Tiffany ishte e sëmurë rëndë dhe gjendja e saj u përkëqësua deri në atë pikë sa më nuk ishte në gjendje as të hante.