Moti sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se të shtunën do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë, andaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi që nga ora 10-16 mundësisht të kufizohemi rrezeve të diellit, ose të përdorim masa mbrojtëse.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s.

Prej të dielës e tutje parashihen rritje të temperaturave maksimale mbi 30 gradë celsius.

Read Previous

Nagavci: Deri në shtator stafi arsimor duhet të jenë të përgatitur dhe të vaksinuar me të dy dozat kundër Covid-19

Read Next

126 raste aktive me COVID-19 në Kosovë