Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka kërkuar nga qytetarët që kanë familjarë me aftësi të kufizuara, të cilët ende nuk janë vaksinuar kundër COVID-19, që sa më parë t’i regjistrojnë në Qendrën e vaksinimit në komunën përkatëse. Kjo për qëllim të organizimit të vaksinimit të tyre përmes ekipeve mobile.
Gjithashtu njoftohet se deri më tani, ekipet mobile të vaksinimit në nivel vendi kanë vaksinuar një numër të konsideruar të qytetarëve me aftësi të kufizuara.
“Për regjistrim është i nevojshëm një dokumenti identifikimi i vlefshëm i personit më aftësi të kufizuara, kontakti dhe adresa e banimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./GazetaSinjali