Në pjesët gjelbëruese në parkun e qytetit në Gjakovë po mungojnë shportat për hudhjen e mbeturinave. Ky ambient çdo ditë po frekuentohet nga qytetarë të shumtë të cilët mbajnë edhe aktivitete të ndryshme siç është loja e shahut. E një qytetar që shumë shpesh shfrytëzon hapësirën e parkut të qytetit shprehet se kjo pjesë është lënë anash.
Një tjetër përgjigje e morëm edhe nga Drejtori i shërbimeve publike në komunën e Gjakovës, Shkumbin Kastrati. Ai tha se vëmendje më të madhe kishim tek pustetat se sa tek vendosja e shportave, sepse shkaku i rrezikshmërisë tek mungesa e pusetave është e madhe.
Por drejtori Kastrati premton që shumë shpejt do të bëhet edhe vendosja e shportave në të gjitha hapësirat ku mungojnë ato.
Qytetarët apeluan që sa më shpejt të bëhet një zgjidhje sepse ambienti është vetë jeta dhe i njejti duhet të mbikëqyret si nga institucionet ashtu edhe nga vetë ata.