U mbajt mbledhja e gjashtë e komitetit për politikë dhe financa në komunën e Gjakovës. Pika e parë e rendit të ditës ishte informata e dytë periodike për periudhën janar-qershor, të cilën e dha drejtori për buxhet dhe financa, Durim Halilaj. Periudha Janar-Qershor 2021 karakterizohet me një realizim të të hyrave në vlerë mbi 2 milionë euro apo 133.20 % në raport me planifikimin, ndërsa krahasuar me vitin paraprak 2020 kemi përqindje më të lartë për 155.11%” ka thënë ndër të tjera ai. Halilaj poashtu raportoi edhe për shqyrtimin e raportit të audititimit për pasqyrën financiare vjetore të komunës së Gjakovës për vitin 2020. Anëtarët e këtij komiteti kërkuan sqarime të cilat morën edhe përgjigje nga drejtori I financave Durim Halilaj.
Anëtari Rrok Luli nga radhët e partisë demokratike të Kosovës, kërkoi nga drejtori për buxhet dhe financa që në raporte të bëhet emertimi i drejtë i çdo rruge ose parku, në mënyrë specikfike për secilin sepse në të kundërten ky raport ngjall dyshime për keqperdorime. Luli gjithashtu kërkoj sqarim për asfaltimin e rrugëve në fshatin Skivjan pasi që sipas tij aty janë bërë rrugë për cdo shtëpi.Ai pati edhe një kritikë për rrugën regjionale Gjakovë-Pejë për të cilën tha se ka një muaj që ka filluar sanimi i gropave dhe një gjë e tillë edne nuk ka përfunduar. Në anën tjetër edhe anëtarja Mimoza Shala nga Levizja Vetëvendosje tha se pyetjet e saj rreth raportit të auditimit do t’i lë për asamble me qëllim që të marr përgjigje nga kryetari i komunës. Durim Halilaj, drejtori për buxhet dhe financa tha se anëtarët mes vërejtjve eqë patën për raportin e auditorit ata më shumë kërkuan detaje shtesë. Pikat e rendit të ditës mbetet të diskutohen edhe në mbledhjen e rradhës të asamblesë komunale.
U mbajt mbledhja e gjashtë e komitetit për politikë dhe financa