Lirim Kastrati regjistron asistin e tij të radhës, kualifikohet Dinamo

Pas fitores së dytë kundër ekipit islandez Valur, Dinamo Zagreb kualifikohet në raundin e dytë të fazës kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Fitorja në ndeshjen e parë të Dinamos kundës skuadrës nga Islanda, Valur, ishte një ndihmesë e madhe që kampioni i Kroacisë, të bëj një hap më shumë në këtë fazë kualifikuese.

Përfaqësuesi i kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, këtë ndeshje e nisi nga banka rezervë në minutën e 70, ku rreth 18 minuta më pas asistoi për golin e dytë të skuadrës të shënuar nga reprezentuesi i Kroacisë, Mirslav Oršić.

Në raundin e dytë kualifikues, skuadra kampione e Kroacisë, Dinamo, përballët me skuadrën e Omonia, skuadër kjo e cila mban epitetin e kampionit të Qipros.

Read Previous

Monopoli i vendosur nga Qeveria Kurti: Një kompani me tre punëtorë do të qarkullojë 1.8 milionë euro në vit

Read Next

Vuçiq përfshihet në rastin e helmimeve në Deçan