Komuna e Gjakovës me anë të një statusi në rrjetin social facebook, ka njoftuar qytetarët që nga ora 07:00-16:00 të mos frekuentojnë rrugën nga fshati Lugbunar deri te Kodra e Becit (Ish-Pompa e Benzinës Marash Petrol).
Arsyja e ndalim-qarkullimit është se do të bëhet pastrimi i mbetjeve të bombardimeve nga lufta e fundit.