Mbi 1 mijë e 500 të helmuar nga uji i pijes në Deçan

Që nga e shtuna, mbi 1 mijë e 500 banorë të komunës së Deçanit, nën dyshimin se janë helmuar nga uji i pijes.

Kështu ka bërë të ditur drejtoi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha.

Ai ka thënë se gjendja shëndetësore e pacientëve është e mirë.

“Mbi 1 mijë e 500 persona kanë kërkuar trajtim shëndetësor që nga e shtuna. 99 për qind e pacientëve kanë marrë shërbime mjekësore. Gjendja e pacientëve është e mirë” ka thënë ai.

Përveç QKMF-së në Gjilan, 20 pacientë janë referuar për trajtim edhe në Spitalin e Pejës.

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të helmimit./GazetaSinjali

Read Previous

KRU “Gjakova” njofton që uji është i sigurt për konsum

Read Next

Nga 2,133 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19