Trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini, në deklaratën pas finales së fituar ndaj Anglisë u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, pavarësisht që skuadra e tij, pësoi gol në minutat e para të ndeshjes, dhe problemet e shkaktuara nga goli i pësuar ishin të dukshme.
“Unë isha me fat që kisha rastin të jem pjesë e një përfaqesuese të Italisë që ishte pjesë e Kupës së Botës në vitin 1990, dhe pjesë të cilën e veçoj nga karriera ime si futbollist i përfaqësueses, është koha kur isha pjesë e grupmoshave U-21 gjatë viteve 1988, ku pavarësisht se ishim skuadra favorite e kompeticionit, ne nuk arritëm të fitonim, dhe të dyja humbjet ndodhën pas goditjes së penaltive, dhe prandaj e ndjej që fati ma ka pasur “borxh” këtë fitore si udhëheqës i kombëtares italiane.”
Ndër të tjera Mancini tha që kjo fitore i dedikohet Italisë, dhe njërëzve të saj sepse kjo fitore është lumturi në vete, pas një periudhe të vështirë që ka kaluar vendi ynë. Kujtojmë që ky trofe si kampion Evropian rikthet në Itali pas plot 53 vitesh mungesë.