Sinjali pak më parë raportoi se Kadri Veseli po qëndron në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep.
Në një përgjigje për Sinjalin nga Dhomat e Specializuara thuhet se Veseli do të qëndrojë në Kosovë për të mbajtur zi me familjen e ngushtë pas vdekjes së babait.
“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Gjykatësi i Procedurës Paraprake e ka udhëzuar Regjistrin që të mundësojë një vizitë nën kujdestari në Kosovë për z.Veseli për të mbajtur zi me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në ndalim paragjyqësor dhe në ndalim të Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës janë duke i përkrahur Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Griep për Sinjalin./GazetaSinjali