Hera e fundit që kishte kaq shumë shi në një kohë kaq të shkurtër në Zvicër ka qenë në korrik të vitit 1987.
Sipas “MeteoNews”, shumica e reshjeve në 72 orët e fundit janë regjistruar në veriun e kantonit të Tiçinos pastaj në regjionet si Surselva, Glarnerland dhe Toggenburg, St. Gallen dhe deri në Liqenin e Konstancës, njofton srf.ch.
Në disa zona janë regjistruar mbi 100 litra shi për metër katror, ndërsa në Faido (Tiçino) edhe mbi 180 litra.
Kjo sasi është në vendin e dytë “në kategorinë” e reshjeve për 3 ditë me radhë. Vetëm në “muajin e stuhive”, në korrik të vitit 1987 kishte më shumë shi në 3 ditë (rreth 365 litra, rreth dy herë më shumë)./GazetaSinjali