Plot tetë skuadra kosovare të hendbollit do të jenë pjesë e arenës evropiane në edicionin e ardhshëm, 2021/2022. Në mesin e tyre është edhe klubi Vëllaznimi. Në këtë mënyrë klubi gjakovar bëhet klubi i parë në histori me emrin Vëllaznimi në kategorinë e meshkujve që garon në Evropë.
Paraqitja në Evropë vlerësohet shumë e rëndësishme për zhvillimin e mëtejme të hendbollit, ndërsa për skuadrën e Vëllaznimit synimi është të tregojnë rezultate pozitive.
Bëhet fjalë për nivelin e tretë evropian, por që përfshinë skuadra mjaft të forta evropiane. Gexha ndër të tjera tha se djemtë tanë do të na bëjnë krenar si çdo herë dhe qyteti ynë do të frymojë me hendbollin.