Me 10 Korrik mbahet edicioni i dytë “Architech Festival”

Këtë të shtunë me datë 10 Korrik bëhet Hapja zyrtare e “Architech Festival” Edicioni II.

Këtë vit Architech Festival, e karakterizon zgjerimi dhe shtrirja e tij edhe në  qytetin e Gjakovës  perveç kryeqytetit, duke tentuar që të dërgojmë festivalin në qytetet të cilat kan më së shumti nevojë për intervenim dhe përfshirje qytetare në dizajnimin e hapësirave publike.

Hapësirat publike janë të lidhura ngushtë me shfrytëzuesit e tyre – komunitetin – kështu duke ndikuar tek ai, e në të njejtën kohë duke u formësuar nga ai. Megjithatë, para se të dizajnohet një hapësirë publike në shërbim të komunitetit, duhet që fillimisht të kuptohen nevojat e tanishme por edhe ato të ardhme të komunitetit. Hapësirat publike konsiderohen të suksesshme atëherë kur kontribuojnë pozitivisht në shëndetin fizik e mendor të komuniteteve që e shfrytëzojnë atë, por edhe në shëndetin dhe vitalitetin ekonomik e mjedisor të qyteteve. 

Kjo punëtori synon të njoftojë pjesëmarrësit me metodat e hulumtimit që duhet të përdoren për kuptimin e konteksteve mjedisore e urbane të ndryshme që duhet të merren parasysh gjatë krijimit të hapësirave publike gjithëpërfshirëse. Punëtoria do të përfshijë ligjërata, diskutime, si dhe punë në grup për hulumtim në terren e literaturë, përpunim dhe raportim të të dhënave, me qëllim të identifikimit të problematikave me të cilat përballen hapësirat publike në qytetin e Gjakovës.

Agjenda

10:00 -10:10 Kosovare Sadiku – Drejtore ekzekutive e Architech Festival & YARL

10:10- 10:20 Flamur Fetahaj – Nënkryetar i Komunës së Gjakovës

10:20- 10:30 Besmir Hasi– Drejtor i Muzeut Etnologjik të Gjakovës

10:30 -10:50 Koktej Rasti

10:50 -16:00 Punëtoria e parë

Bashkangjitur gjeni linkun e eventit: https://fb.me/e/ATJc29WM

Read Previous

Policia aksion kundër lojërave të fatit, arrestohen 35 persona

Read Next

Qeveria Amerikane kërkon drejtësi për vrasjen e vëllezërve Bytyqi