PDK gati për zgjedhjen e kryetarit, Memli Krasniqi kandidati i vetëm

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë të gjitha përgatitje e nevojshme për mbajtjen e Konventës së 10-të ku do të zgjedhet kryetari i ri, raporton Ekonomia Online.

Kandidat i vetëm për këtë pozitë është Memli Krasniqi.

Në zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së d të marrin pjesë 794 delegatë.

Ndërsa ish-ushtruesi i detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj dy ditë më parë përmes një konference për media bëri të ditur se nuk do të kandidojë për të parin e partisë.

Kjo është hera e parë që Partia Demokratike e Kosovës, mban konventën zgjedhore pa praninë e dy ish-liderëve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët po gjykohen në Hagë si të akuzuar për krime të luftës./EO/

Read Previous

Paralajmërohen emra të rinj të të kandidatëve të LDK’së për zgjedhjet komunale

Read Next

Biden nominon Jeff Hovenier për ambasador të ardhshëm të SHBA-së në Kosovë