Radhë të gjata sot në qendrën e vaksinimit

Vaksinimi masiv po vazhdon të kryhet në komunën e Gjakovës, përkatësisht në shkollën Fehmi Agani. Përparësi vaksinimi kanë personat me sëmundje kronike pa dallim moshe, qytetarët me profesione si punëtorë shëndetësorë, mësimdhënës, forcat e sigurisë së Kosovës, pjesëtarët e Agjensisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrëfikësit si dhe qytetarëve të cilëve iu kërkohet vaksinimi nga ambasadat për udhëtim jashtë vendit. Dhe si duket kjo e fundit ka ndikuar më së shumti që këtu të krijohen radhë të gjata të qytetarëve.

Kryeinfermierja në këtë qendër tha se në bashkëpunim me policinë e Kosovës po mundohen të sigurojnë që qytetarët të presin brenda objektit, për të shmangur qëndrimin në temperatura të larta që po mbizotërojnë jashtë.

Vlen të theksohet se as një person nuk do të vaksinohet pa aplikuar në platëformen e-kosova, u tha nga zyrtarët shëndetësor.

Read Previous

Igli Tare transferon edhe një tjetër futbollist shqiptar në Lazio

Read Next

Temperaturat e larta sjellin vështirësi tek tregtarët