Arsenal dhe Benfica kanë arritur marrëveshje për mbrojtësin e krahut të majtë, Nuno Tavares.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka konfirmuar se marrëveshja do kompletohet për 8 milionë euro plus bonuset, transmeton lajmi.net.
Marrëveshja personale me Tavares gjithashtu është arritur, ku lojtari do nënshkruajë për pesë vite.
Ndërkohë, Tavares do vijë në skuadër si zëvendësues i Hector Bellerin, ky i fundit pritet të shitet së shpejti.
Pos Bellerin, Arsenal është duke punuar edhe për shitjen e mesfushorit Granit Xhaka te Roma./Lajmi.net/