​Euro 2020, këto janë dy ndeshjet që zhvillohen sot

Pas Danimarkës dhe Italisë që të shtunën e siguruan çerekfinalen e Kampionatit Evropian, sot këtë fazë do ta kërkojnë edhe katër skuadra të tjera por vetëm dy prej tyre do të vazhdojnë tutje.

Nga ora 18:00 në stadiumin “Pushkas Arena” do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Holandës dhe Republikës së Çekisë.

Fituesi i këtij dueli do të luajë më çerekfinale kundër Danimarkës.

Ndërsa nga ora 21:00 në “La Kartuja” të Sevillas do të zhvillohet sfida Belgjikë – Portugali.

Fituesi i kësaj sfide të përballet me Italinë në çerekfinale të Euro 2020.

Read Previous

​Arrestohet gruaja që goditi me mjet të fortë fëmijën e vet

Read Next

​Punëtoret e një fabrike alivanosen prej temperaturave të larta, kërkojnë ndimë mjekësore