Është afruar koha e verës dhe padyshim që fluksi i pjesëmarrësve në komunikacion është më i madh. Drejtuesit e automjeteve duke mos i respektuar rregullat e komunikacionit po shkaktojnë aksidente të ndryshme deri tek ato me fatalitet. Disa nga shkaktarët e aksidenteve janë: mospërshtatja e shpejtësisë, tejkalimi në vende të ndaluara, përdorimi i telefonit, ngasja nën ndikim të alkoolit, kështu tha komandanti i trafikut rajonal, kapiten Albin Sahatqija.
Sahatqija tutje ka thënë se ka më shumë se dy javë që policia e Kosovës është duke zbatuar planin operativ “Monitorimi me dron” nëpër pikat e zeza, me ç’rast janë konfiskuar më shumë se 50 disa patent shoferë dhe kjo ka bërë që poashtu edhe numri i aksidenteve të bie. Ndërsa zyrtarët shëndetësorë kanë thënë për Tv Syri se në emergjencën e spitalit të përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë brenda periudhës 1 mujore janë paraqitur 47 raste të personave të aksidentuar kurse një rast ka qenë me fatalitet.