Vuqiq: Do të refuzoj çfarëdo bisede në Bruksel ku përmendet njohja reciproke

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një përurimi të një fabrike gjermane e cila është hapur në Serbi, të enjten ka folur edhe për dialogun i cili do të rinisë me 15 qershor në Bruksel, mes tij dhe mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiq ka “porositur” palën kosovare që mos t’ia mësyjë Brukselit nëse mendon se mund të imponojë temat për të cilat është i interesuar kryeministri Albin Kurti duke iu referuar kështu njohjes reciproke në mes dy vendeve, njofton agjencia Tanjug

Krerë të institucioneve kosovare, por edhe shumicës së atyre ndërkombëtare, thonë se finalja e gjithë procesit të dialogut duhet të jetë njohja mes dy vendeve, gjë që Vuçiqi po e refuzon./GazetaSinjali/

Read Previous

Me 15 qershor fillon vaksinimi anti-covid i qytetarëve mbi 16 vjet, në Gjakovë

Read Next

Kurti e Bërnabiq përplasen në Tiranë, çfarë do të bësh, a dëshiron të na pushtosh?