Janë të ndryshme sfidat e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian për t’u regjistruar në klasën e parë, për vitin shkollor 2021-2022. Pranvera Kërshi, Zyrtare për Koordinimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Integrim tregon cilat janë shkaqet që i karakterizojnë vonesat e komuniteteve në regjistrim.
Drejtorët e shkollave që ndodhen në zonat ku gravitojnë më shumë kominitetet jo shumicë theksojnë se numri i tyre që po regjistrohen nëpër shkolla po rritet cdo ditë e më shumë.
Mbetet të shihet se a do ta shfrytëzojnë të gjithë fëmijët e komunitetit jo shumicë të drejtën e arsimit për këtë vit shkollor.