​Presidentja Osmani: Do t’i mbjellim një milion drunjë brenda një viti

Presidentja Vjosa Osmani përmes video-kampanjës, së bashku me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, kanë treguar për nismën e mbjelljes së 1 milion drunjve.

Kryetarja e shtetit ka thënë se koha është për të lëvizur nga fjalët në vepra.

Ministri i Ambientit, Liburn Aliu ka theksuar se presin që numri i institucioneve që do të bashkohen në këtë kampanjë të rritet.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka ftuar të gjithë që të bëhen bashkë për mbjelljen e 1 milion drunj në gjithë vendin.

Në përfundim të kampanjës, presidentja Osmani ka ftuar partnerët vendor dhe ndërkombëtarë që të bashkohen në këtë kampanjë për mbrojtjen e mjedisit./KosovaPress

Read Previous

80 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar kundër COVID-19

Read Next

G7 afër paktit global për mbylljen e kompanive të mëdha që nuk paguajnë taksa të mjaftueshme