Punime të shumta të ekspozuara, gjallëri e shumë festë pati në organizatën “Handikos Gjakovë”. Për nder të 1 Qershorit, ditës së fëmijëve si dhe 3 vjetorit të daljes në lokacionin e ri, kjo qendër ka organizuar një sërë aktivitetesh për të cilat u shpreh falënderuese drejtoresha, Brilanda Ballata.
Për të parë nga afër punën e fëmiujëve në Handikos ishin, edhe drejtori i arsimit në Gjakovë, Gjevalin Nikollbibaj si dhe drejtoresha për Kulturë Rini e Sport, Saranda Hyseni Maloku, e cila nuk doli duar bosh nga këtu.
Enda ishte njëra nga vajzat që mori pjesë në këtë aktivitet.Ajo pati një urim të vecantë për të gjithë fëmijët.
Të pranishmit patën mundësinë të ndjekin një video me mesazhe të fëmijëve të këtij institucioni.
Ata më pas vazhduan për të vizituar serën e cila është donacion nga një bashkë qytetarë dhe është e krijuar me sistemin e avancuar Aquaponic, që është një sistem ekologjik për rritjen e perimeve/frutave dhe peshkut në simbiozë me njëri-tjetrin, pa përdorimin e kimikateve apo plehrave organike , për të vazhduar më pas me mbjelljen e fidaneve në po këtë institucion.
Ditën e sotme “Handikos Gjakova” e mbylli me shpërndarjen e broshuarave sensibilizuese në qendrën e qytetit.
Kujtojmë që “Handikos Gjakova” ka aktivitete të vazhdueshme në mbështetje të fëmijëve me nevoja të vecanta.