Murali i Nënë Terezës vendoset përkohësisht në një objekt në sheshin “Zahir Pajaziti”
Paris Saint-Germain ka shënuar fitore 2-0 ndaj Lorientit, në kuadër të javës së 12-të të Ligue 1, duke arkëtuar tri pikë të rëndësishme në garën për kreun e tabelës.
Kampionët francezë kaluan në epërsi në minutën e 32-të, kur Senny Mayulu shfrytëzoi asistimin e Dro Fernandez dhe me një goditje të bukur brenda zonës e dërgoi topin në këndin e sipërm të portës.
Mayulu ishte pranë golit të dytë edhe në minutën e 41-të, por goditja e tij u ndal nga shtylla.
Në pjesën e dytë, PSG vazhdoi të kërkonte golin e sigurisë, ndërsa Ousmane Dembele rrezikoi disa herë portën kundërshtare. Përpjekjet e tij u konkretizuan në minutën e 67-të, kur shënoi për 2-0 pas një pasimi nga Mika Godts.
Lorienti pati rastin më të mirë për të ngushtuar rezultatin në minutën e 83-të, por portieri Matvey Safonov reagoi shkëlqyeshëm, duke e devijuar goditjen e Noah Mbambas në traversë.
Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe PSG siguroi fitoren 2-0, duke marrë tri pikë të rëndësishme në kampionat.

