U caktohet nga një muaj paraburgim katër të arrestuarve në rastin e Arlinda Zekajt
Një dron i paidentifikuar ka shkelur për një kohë të shkurtër hapësirën ajrore të Letonisë në orët e para të së premtes, duke vënë në alarm autoritetet e këtij vendi anëtar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Forcat e armatosura letoneze kanë bërë të ditur se, në reagim ndaj incidentit, janë aktivizuar avionë luftarakë të NATO-s dhe një dron interceptues.
Si pasojë e incidentit, është lëshuar alarm për shkelje të hapësirës ajrore në komunën e Ludzës, në pjesën lindore të vendit, i cili më vonë është anuluar. Një alarm tjetër, me nivel të ulët kërcënimi, është lëshuar edhe për komunën Balvi, në veri të Ludzës, por edhe ai është hequr më pas.
Incidenti ndodhi në kohën kur rajoni i Leningradit në Rusi po përballej me një sulm me dronë, për të cilin guvernatori Alexander Drozdenko deklaroi se mbi 40 mjete ajrore pa pilot ishin rrëzuar.
Shkelja e hapësirës ajrore letoneze vjen në një kohë të tensioneve të shtuara në rajon, për shkak të luftës në Ukrainë dhe shqetësimeve se përplasjet mes Moskës dhe Kievit mund të shtrihen përtej kufijve ukrainas.
Vetëm ditë më parë, edhe Polonia raportoi një shkelje të shkurtër të hapësirës së saj ajrore nga një dron, për të cilin autoritetet polake akuzuan Rusinë.

