U caktohet nga një muaj paraburgim katër të arrestuarve në rastin e Arlinda Zekajt
Si kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve për Rrafshin e Dukagjinit, besoj fuqishëm se bizneset tona janë shtyllë e zhvillimit ekonomik të vendit dhe meritojnë më shumë vëmendje, përkrahje dhe promovim.
Në një kohë kur prodhuesit vendorë përballen me sfida të shumta, është më e rëndësishme se kurrë që të bashkojmë potencialin, përvojën dhe vullnetin tonë për të ndërtuar një ekonomi më të fortë, më të qëndrueshme dhe më konkurruese.
Më 27 nëntor 2026, në Hotel Emerald, do të kemi mundësinë të bashkohemi, të promovojmë bizneset tona, të prezantojmë potencialin prodhues dhe të krijojmë ura të reja bashkëpunimi.
Pjesëmarrja juaj është më shumë sesa prezencë në një aktivitet. Ajo është dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët për zhvillimin e bizneseve vendore dhe fuqizimin e ekonomisë së Kosovës.
Le të dëshmojmë së bashku se Rrafshi i Dukagjinit ka potencial, vizion dhe biznese që meritojnë të jenë pjesë e pandashme e zhvillimit ekonomik të vendit.
Rrafshi i Dukagjinit ka biznese me traditë, produkte cilësore dhe njerëz punëtorë. Këto vlera duhet t’i promovojmë dhe t’i shndërrojmë në histori suksesi.
Sepse, sa herë që zgjedhim një produkt vendor, mbështesim një prodhues, një punëtor, një familje dhe, mbi të gjitha, ekonominë e Kosovës.
Ju ftoj të gjithëve të bëhemi pjesë e këtij organizimi dhe të mbështesim prodhimin vendor!
Unë konsumoj produkte vendore – po ju?
Mr. Sci. Argjend Fetahu
Kryetar i AKB-së për Rrafshin e Dukagjinit



