Kino “Hyrije Hana” shënon pesëvjetorin e hapjes me katër ditë aktivitete dhe surpriza
Kino “Hyrije Hana” në Gjakovë po bëhet gati të shënojë pesëvjetorin e hapjes, me një program të veçantë që do të zgjasë katër ditë, nga 27 deri më 30 nëntor.
Gjatë këtyre ditëve, vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë një program të pasur me filma të rinj, filma shqiptarë, lojëra, aktivitete të ndryshme, shpërblime dhe surpriza të tjera, duke e kthyer këtë përvjetor në një festë për të gjithë dashamirët e filmit.
Një nga ngjarjet kryesore të festimit do të mbahet më 28 nëntor, në Damë Lounge, ku atmosfera do të plotësohet nga muzika dhe performanca e grupit “Don’t Listen to Your Neighbors”.
Kjo mbrëmje do të bashkojë festën e 28 Nëntorit me pesëvjetorin e Kino “Hyrije Hana”, në një natë të dedikuar muzikës, argëtimit dhe emocioneve.
Për rezervime, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin 045 442 211. /tvsyrivision/

