Çfarë të hani kur merrni vaksinën kundër gripit?

Për të shmangur komplikimet nga gripi sezonal, ekspertët theksojnë se koha më e mirë për të marrë vaksinën kundër gripit është vjeshta, përpara se të fillojë sezoni i viruseve, ka shkruar EatingWell.

“Vaksina kundër gripit, së bashku me larjen e duarve, është një nga mbrojtjet tona më të mira kundër kësaj sëmundjeje ngjitëse dhe shpesh të bezdisshme”, ka shpjeguar mjeku Jonathan Yadlosky.

Sipas Patricia A. Stinchfield, infermiere dhe specialiste pediatrie, rekomandohet që të gjithë personat mbi 6 muaj të vaksinohen çdo vit.

“Kështu mbroni jo vetëm veten, por edhe familjen, kolegët dhe njerëzit me të cilët takoheni çdo ditë”, ka thënë ajo.

Nëse jeni të shqetësuar për dhimbjen ose lodhjen pas vaksinës, mjekët dhe dietologët sugjerojnë disa hapa të thjeshtë në ushqim dhe hidratim që mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë.

Çfarë të bëni pas vaksinës 

Pini ujë

“Balancimi i mirë mes lëngjeve dhe lëndëve ushqyese ndihmon sistemin imunitar të përpunojë vaksinën”, ka shpjeguar Yadlosky.

“Një nga efektet e mundshme pas vaksinës është dhimbja e kokës, dhe dehidratimi mund ta përkeqësojë atë”, ka thënë dietologia Lauren Manaker.

Shtoni ushqime me probiotikë dhe prebiotikë

Sipas Manaker, ushqime si kosi, kefiri, lakra turshi dhe perimet e fermentuara mund të ndihmojnë në përmirësimin e efektit të vaksinës, duke mbështetur shëndetin e zorrëve.

Hani ushqime të thjeshta në rast mundimi

Ani pse efektet anësore janë të rralla dhe të lehta, disa persona mund të përjetojnë nauze. Stinchfield rekomandon ushqime të thjeshta si oriz, makarona, banane ose avokado.

Ruani zakonet e shëndetshme

“Nëse keni shtuar më shumë ujë dhe ushqime të pasura me lëndë ushqyese në dietën tuaj, vazhdoni kështu! Këto zakone ndihmojnë shëndetin tuaj përgjithësisht, jo vetëm gjatë sezonit të gripit”, ka thënë Stinchfield.

Read Previous

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

Read Next

Në prag të 28 Nëntorit, flamuri kuqezi ngrihet në zemër të New Yorkut