Mot i vranët dhe riga shiu, temperaturat sot deri në 16 gradë

Foto: Valon Nixha

Në Kosovë sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale me diell dhe mundësi për reshje të dobëta shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu, ndërsa temperaturat do të jenë relativisht të buta për këtë periudhë të vitit.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 13 deri në 16 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

Mëngjesi dhe mbrëmja pritet të jenë të freskëta, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë. /KosovaPress/

Read Previous

Operacion policor në Prishtinë e Gjakovë, goditet një grup i dyshuar për trafikim të narkotikëve

Read Next

​Kurti i bën thirrje Zelenskyt për njohje të Kosovës: Rasti thelbësisht ndryshe nga aneksimi i Krimesë nga Rusia