Sa kurorëzime e shkurorëzime u regjistruan në Kosovë brenda një muaji?

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) publikoi të dhënat preliminare në baza mujore për kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin shtator 2026.

Të dhënat tregojnë se në muajin shtator 2026 janë regjistruar gjithsej 1 215 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Krahasuar me muajin gusht 2026, në muajin shtator 2026 numri i kurorëzimeve u zvogëlua me 37,5%.

Ndërsa, gjatë muajit shtator 2026, janë regjistruar 151 raste të shkurorëzimeve në Kosovë. Krahasuar me muajin gusht 2026,ne muajin shtator numri i shkurorëzimeve është rritur me 55,7%. /KosovaPress/

Read Previous

OKB-ja rrezikon të mbetet pa udhëheqës, gara për pasuesin e Guterresit në ngërç

Read Next

IPK arreston një zyrtar policor nën dyshimin për keqtrajtim të qytetarit