Jakup Krasniqi qëndron vetëm disa orë në Kosovë, ja kur do të kthehet në Hagë

Jakup Krasniqi do të qëndrojë në Kosovë deri rreth orës 17:00, kur pritet të përfundojë vizita e tij humanitare e autorizuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë, mëson Gazeta Sinjali.

Ish-kryetari i Kuvendit do të kalojë disa orë pranë familjes në shtëpinë e tij në Prishtinë, pas lejes së dhënë nga Gjykata Speciale për arsye humanitare.

Vizita e tij në Kosovë lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes, Sevdije Krasniqi.

Ndërkohë, në afërsi të shtëpisë së Krasniqit janë vendosur pjesëtarë të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës, për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës.

Pas largimit të ekipeve të EULEX-it, sigurinë në zonën përreth shtëpisë do ta vazhdojë ta mbajë Policia e Kosovës.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Avionë luftarakë, gardë nderi e përqafim i ngrohtë me Xi Jinpingun – kështu u prit Trump në Kinë

Read Next

Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja