Dy të tretat e zviceranëve duan ta shfuqizojnë “Black Friday”
Partia Demokratike mblodhi sot grupin parlamentar. Në fjalën e tij, kryetari i PD-së u bëri thirrje bizneseve dhe qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që t’i bashkohen protestës që pritet të mbahet më 28 Nëntor.
Ai e cilësoi 28 Nëntorin si një mundësi për një mobilizim të fuqishëm kundër qeverisë Rama.
“Është një motiv i madh për qytetarët të derdhen në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë me datën 28 Nëntor. Nuk ka nder më të madh për flamurin kombëtar të këtij vendi se sa një protestë e fuqishme e paparë ndonjëherë nga shqiptarët ndaj këtij regjimi”, theksoi kreu i PD-së.
“Duhet të nderojmë flamurin, duhet të nderohen me 28 Nëntor të rënët e kombit të të gjitha kohërave, sakrifica e tyre. Ndaj dhe ftoj të gjitha bizneset nga mbarë vendi të shndërrojmë 28 Nëntorin në ditën e nderimit më të madh të flamurit tonë. Me një regjim si ky, pasiguria totale i pret shqiptarët”, tha ai.
Berisha përmendi si arsye për protestën edhe dhunën e ushtruar ndaj studentëve, të cilën e cilësoi si akt barbar dhe si një tjetër motiv për reagimin qytetar.
Kreu i PD-së theksoi se 28 Nëntori duhet të jetë një ditë përkushtimi ndaj flamurit kombëtar, sakrificës së të rënëve dhe të ardhmes së Shqipërisë.
“Por ka dhe një motiv të madh, përveç kësaj, barbaria që ai tregoi ndaj studentëve nuk i falet kurrë. Ato këmbë të thyera, ato krahë, ato kafka të çara, janë plagë për çdo shqiptar, sepse ato kanë qenë akte barbare, të një njeriu për karrigen e tij që ka pasur motiv vetëm urrejtjen ndaj rinisë shqiptare, ndaj të ardhmes së këtij vendi. Edhe ky është një motiv madhor. 28 Nëntori, dita e përkushtimit tonë ndaj flamurit, himnit të tij dhe të ardhmes të Shqipërisë”, deklaroi Berisha. /ATSH/