Operacioni i koduar “Heshtja”, reagon ministri Xhelal Sveçla
KH “Vëllaznimi” ka regjistruar fitoren e pestë këtë edicion dhe të trretën rresht në Superligën e Kosovës në hendboll (konkurrenca e meshkujve), pasi ka mposhtur Prishtinën me rezultatin 51:40.
Ndeshja, e cila ishte e fundit e xhiros së tetë, u zhvillua të dielën në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
Në aspektin individual, te skuadra vendase u dalluan Mali Luzha dhe Matheus Henrique, të cilët shënuan nga 10 gola secili.
Te skuadra e Prishtinës u dallua Enis Kuleta me 15 gola, i ndjekur nga Altin Cacaj me 10 sosh.
Pas kësaj xhiroje, Vëllaznimi renditet në vendin e tretë me 10 pikë nga shtatë ndeshje të zhvilluara, ndërsa Prishtina mbetet e parafundit (6) në tabelë me dy pikë nga gjashtë ndeshje. /tvsyrivision/