Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për rastin e administrimit të drejtësisë
Sot, në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të dendura të shpërndara dhe me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të variojnë nga 0 deri në 2 gradë celsius, ndërsa ato maksimale nga 9 deri në 13 gradë celsius.
Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3 metra për sekondë. /KosovaPress/
Moti në Shqipëri, i paqëndrueshëm e me shi
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot Shqipëria pritet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura, këto të fundit pas orëve të mesditës.
Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet kryesisht të ulët priten të bëhen prezente nga orët e mesditës, fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht në pjesën tjetër të territorit.
Reshjet priten të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët, hera-herës shtrëngata afatshkurtra.
Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 15 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore të vendit, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë. /ATSH/