Çitaku pas takimit të grupit punues për Hagën: Janë arritur disa marrëveshje
Real Madridi ka vazhduar formën fantastike në La Liga, duke e mposhtur Valencian me rezultat bindës 3-0 në udhëtim, në kuadër të xhiros së 12-të të kampionatit.
Kjo ishte fitorja e tetë radhazi në të gjitha garat dhe e pesta radhazi në kampionat për skuadrën madrilene.
Madrilenët kaluan në epërsi në minutën e 30-të, kur Federico Valverde realizoi me një goditje të fuqishme nga distanca.
Vetëm 10 minuta më vonë, Jude Bellingham asistoi për Arda Gulerin, i cili shënoi për 2-0 me një goditje volej, duke e dërguar Real Madridin në pushim me epërsi të dyfishtë.
Në pjesën e dytë, Valencia tentoi të rikthehej në lojë, por nuk arriti të gjente rrugën drejt golit.
Në anën tjetër, Real Madridi e vulosi fitoren në minutën e 78-të. Këtë herë Guler u shndërrua në asistues, duke i dhënë mundësinë Kylian Mbappes të shënonte për 3-0.
Mbrëmja u bë edhe më e vështirë për vendasit, pasi Jose Gaya u ndëshkua me karton të kuq direkt për një ndërhyrje të palejuar ndaj Mbappes.
Me këtë fitore, Real Madridi arrin në kuotën e 30 pikëve pas 12 xhirove, duke u barazuar me Barcelonën, e cila ka një ndeshje më pak.