Çitaku pas takimit të grupit punues për Hagën: Janë arritur disa marrëveshje
Me pankarta në duar dhe thirrjet “Dorëheqje” dhe “Poshtë diktatura”, studentët vijojnë sot protestën përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Deri më tani, protesta po zhvillohet e qetë, pas disa momenteve të tensionit të regjistruara më herët, kur studentët kundërshtuan bashkimin e protestuesve të Partisë Demokratike në tubimin e tyre.
Ditën e sotme në kryeqytet janë zhvilluar dy protesta të ndara, njëra e organizuar nga studentët dhe tjetra nga Partia Demokratike.
Protestuesit e PD-së e nisën tubimin përpara Kryeministrisë dhe më pas marshuan drejt Ministrisë së Arsimit, me synimin për t’iu bashkuar studentëve. Megjithatë, këta të fundit e kundërshtuan një veprim të tillë dhe kërkuan largimin e grupimit demokrat, duke theksuar se protesta e tyre është e pavarur dhe nuk dëshirojnë përfshirjen e përfaqësuesve politikë.
Përplasjet verbale dhe tensionet zgjatën për disa minuta, por më pas situata u qetësua dhe studentët vijuan tubimin e tyre.
Kjo është protesta e 26 e studentëve, ndërsa edhe më parë ata kanë refuzuar eksponentë të politikës që t’i bashkohen. /RTSH/