Gjenerali amerikan Osborn dekoron komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin me dy medalje

Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Stephen E. Osborn, dekoroi Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me Medaljen e Arritjeve të Larta të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe me Urdhrin e Shën Mauricit, simbol i këmbësorisë.

Kështu bëhet e ditur në një postim në Facebook nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Stephen E. Osborn, dekoroi Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me Medaljen e Arritjeve të Larta të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe me Urdhrin e Shën Mauricit, simbol i këmbësorisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Read Previous

Rusia sulmon Kievin tri ditë para negociatave të paqes